Ariu që përshëndet turistët

Posted by deoni | Posted in Kuriozitete | Posted on 14-12-2011

0

Ariu i cili duket se i pëlqen shoqëria është incizuar duke përshëndetur turistët me “dorë” dhe është postuar në net.

Një grua e panjohur ka tundur dorë derisa ka kaluar aty pranë dhe është befasuar pasi ariu këtë e ka kuptuar si përshëndetje dhe është ulur duke e tundur këmbën e përparme, raportoi “The Sun”.

Regjistrimi ishte një vit i vjetër, por vetëm tani së fundi është “zbuluar” dhe menjëherë u bë tërheqës.

Ariu jeton në Olympic Game Farm, e cila është shtëpia e disa qindra kafshëve që u shfaqën në filmat e viteve 30-ta, kryesisht në filmat Disney.

Të gjitha kafshët e gjalla nga filmi “Udhëtimi i pabesueshëm” tani jetojnë në këtë fermë. Aty jetojnë edhe kafshët të cilat më nuk japin shfaqje në emisione zbavitëse apo cirk.

httpv://www.youtube.com/watch?v=wNq8QTkj2-0

Komentoni këtë kuriozitet