Ariu shërbehet me pica pa pritur në radhë

Posted by deoni | Posted in Kuriozitete | Posted on 07-10-2011

0

Nuk ka ardhur kjo porosi nga ndonjë myshteri i zakonshëm, por nga një ari i uritur.

Ky ari i murrmë kishte hyrë me forcë në një piceri dhe kishte filluar të gëlltisë të gjitha ushqimet që i kishte hasur, ndërsa gjatë kësaj kohe mysafirët që gjendeshin në këtë piceri ishin fshehur nën tavolina.

Mysafirët kishin mbetur të tmerruar me hyrjen e befasishme të ariut në picerinë ‘Fat Tony’s’, që gjendet në Kolumbinë Britanike të SHBA-së. Ata për disa minuta ishin fshehur deri sa ariu, i cili ishte jashtëzakonisht i uritur, u ngop dhe u larguar pa sulmuar ndokënd.

Njëri prej mysafirëve tha: “Ne prisnin në rend për picat tona, ndërsa ai erdhi pa rend dhe u ngop para nesh”.

Komentoni këtë kuriozitet