What do you Love?, projekti më i ri nga Google

Posted by deoni | Posted in Kuriozitete | Posted on 14-07-2011

0

Shërbimi kishte filluar të eksperimentohej që në qershor, ndërsa tani është gati për debutimin real. “What do you Love?” është një interpretim i ri i konceptit të Google Search, si motor kërkimi. Emri romantik i shërbimit në fakt ka të bëjë pak me rezultatin, por efekti ka qenë i garantuar.

“What do you Love?” në plan të parë funksionon si një motor kërkimi tradicional.

Ju shkruani fjalën për të cilën kërkoni informacion në mënyrë klasike por mënyra se si do të marrësh rezultatet bën ndryshimin.

Nuk do të jetë një listë e linqeve që të jepen në kohë reale, siç të gjithë e njohin nga Gooogle, përkundrazi në ekran do të shfaqen shumë rezultate të ndryshme, të filtruara sipas kategorisë dhe rëndësisë e të ndarë na kolona të veçanta.

Një kolonë për lajme, një për video, referenca për libra, fotografi, përkthime dhe shumë kategori të tjera. Mund të kërkoni edhe materiale në 3D por për momentin projekti nuk jep rezultate shumë të kënaqshme.

Në thelb, Çfarë doni? është një vitrinë e shërbimeve të Google dhe do të fokusohet në çdo gjë që ju mund të kërkoni me anë të një fjale çelës.

Interesante është mundësia për të përdorur aplikacionin e alarmit, lidhur me temën që po kërkoni. Sa here të ketë ndonjë gjë të re, motori i kërkimit ju njofton vetë.

Mund të përdorni gjithashtu e-mailin që të merrni informacion të ri lidhur me temën.

Projekti është një shërbim që të ofron shumë ide interesante, gjithsesi është e vështirë heqja dorë nga kërkimi tradicional në Google. Zyrtarë të Google, thonë se përmirësimet do të vijnë me kalimin e kohës.

Komentoni këtë kuriozitet