Binjakët e ndryshëm

Posted by deoni | Posted in Kuriozitete | Posted on 04-04-2011

0

Një problem i rrallë gjenetik ka prekur një 16-vjeçare e cila peshon 177 kg, ose 3 herë më shumë se… binjaku i saj.

Sophie Harris është shumë e kujdesshme për ushqimet e saj, por është shumë më e shëndoshë se vëllai Shane, i cili peshon vetëm 58 kg edhe pse ha më shumë.

Doktorët nuk kanë arritur kurrë të kuptojnë se si ka mundësi që dy binjakë të kenë një ndryshim kaq të madh. Por, shkencëtarët e Universitetit Cambridge kanë zbuluar se Sophie vuan nga një problem gjenetik i rrallë dhe se është unike në Britani sepse ata që vuajnë nga ky problem zakonisht humbin jetën në fëmijëri.

Ky problem i adoleshentes bën që çdo ushqim të kthehet në dhjam dhe 16-vjeçarja nuk mund të bëjë asgjë për të rënë në peshë.

Për momentin, nuk ka një kurë të disponueshme për të zgjidhur këtë problem gjenetik.

Komentoni këtë kuriozitet