Binjaket kremtuan 102 vjetorin e lindjes

Posted by deoni | Posted in Kuriozitete | Posted on 06-01-2012

0

Binjaket më të vjetra në botë Ena Piu dhe Lilyli Millword  kanë kremtuar të mërkurën e shkuar 102 vjetorin e lindjes

Ato sivjet kanë marrë dhuratë kopjen e librit të Guinnees-it me rekordet në botë ku është i shënuar emri i tyre

Ena dhe Lilly janë më 4 janar 1910 në Angli dhe deri më tash çdo ditëlindje e kanë kremtuar bashkërisht. Vetëm sivjet nuk ndodhi kështu pasi që Lilly u desh të shtrihej në spital

“Nëna ime po shërohet në spital pasi gjatë Krishtlindjes u rrëzua dhe u lëndua. Por ajo është mirë dhe me humor të mirë dhe po kënaqet me vëmendjen që po i kushtohet si binjakja më e vjetër në botë. Ena vjen në spital kur të mundet dhe ato janë shumë të afërta”, ka treguar vajza e Lillyt,  Diana Power për mediet britanike

Binjaket shihen shpesh dhe flasin në telefon pothuaj çdo ditë.

“Para se t’i ndodhet aksidenti mamasë, ato shiheshin çdo të premte për të blerë gjësende e për të pirë çaj/ edhe pse nuk dëgjojnë mirë, ato flasin me telefon pothuaj në çdo mbrëmje. Nuk kuptojnë mirë ç’i thonë njëra-tjetrës, por kënaqen duke folur”, thotë vajza e Lillyt

Më parë binjaket kishin punuar në fermë gjithë ditën, sikur prindërit e  tyre Charles dhe Lora Tomas të cilët kishin pasur dhjetë fëmijë, nga të cilët edhe dy djem binjakë.

Ena Piu tani ka tre fëmijë, dhjetë nipër dhe tre stërnipër, e motra e saj më e për disa minuta Lilly ka dy fëmijë, pesë nipër dhe nëntë stërnipër.

Komentoni këtë kuriozitet