Binjakët lindin në dy shtete të ndryshme

Posted by deoni | Posted in Kuriozitete | Posted on 11-07-2012

0

Një nënë nga Northumberland ka lindur dy binjakë të ndarë në afat prej një ore e 39 minutash, edhe atë në dy shtete të ndryshme.

28-vjeçarja Donna Keenan, solli në jetë djalin Dylan Joseph në orën 22:00 në shtëpinë e saj në Wooler (Angli), ndërsa më pas u transportua me autoambulancë në një spital në Melrose (Skoci), ku në orën 23:39 lindi vajza Hannah Rose.

Bebet Dylan dhe Hannah do të rriten së bashku dhe do ta festojnë datëlindjen në një ditë, por me nënshtetësi të ndryshme.

Dy foshnjat gëzojnë shëndet të plotë dhe vazhdojnë të rriten nën shoqërinë e dy gjyshërve të tyre.

Komentoni këtë kuriozitet