Çifti që martohet çdo dy ditë

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 18-11-2010

1

Ndersa disa çifte heqin të zitë e ullirit për të mbërritur tek altari, britaniku Mark dhe bashkëshortja e tij, australiania Denisse Duffield-Thomas, i thanë njëri tjetrit “PO”, para altarit jo më pak se 83 herë.

Ata shpresojnë se do të martohen te pakten 100 herë.Momentalisht cifti eshte në të njëjtën pozicion me rekordemenët e deritanishëm të Guinnessit.

Çifti kishte fituar garën për punën e testimit të lokacioneve më të mira për martesë dhe vendeve më të përshtatshme për muajin e mjaltit të firmës irlandeze “Runaway Bride and Groom” (“Nusja dhe dhëndëri që braktisin altarin”). Për këtë punë kishin konkurruar 30.000 njerëz.

Herën e fundit ata janë martuar në një klub të plazhit australian Port Douglas Peppers të premten. Çifti për herë të parë është martuar në Britaninë e Madhe në gusht të vitit të kaluar, ndërsa pas kësaj ata kishin organizuar dasmën në një plazh të Australisë.

httpv://www.youtube.com/watch?v=70Ly-F_e4r0&feature=player_embedded

Në gjashtë muajt e fundit ata ripërtërinë betimin e martesës në të gjitha vendet më interesante të botës, shpella, laguna, rrënoja të kishave.

Fotografitë e ceremonisë së martesës i publikojnë në blogun e tyre.

Në gjashtë muajt e fundit ata ripërtërinë betimin e martesës në të gjitha vendet më interesante të botës, shpella, laguna, rrënoja të kishave. Fotografitë e ceremonisë së martesës i publikojnë në blogun e tyre.

Komentet (1)

INTERESANTE POR VETEM PER REKORDET GUINNESS JO PER GJE TJETER!

Komentoni këtë kuriozitet