Dënohet pse vrau peshkaqenin

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 08-02-2013

0

peshkaqeniNjë burrë nga Afrika e Jugut është bërë i pari person në planet që është dënuar pse vrau një peshkaqen të madh të bardhë.

Leon Bekker u gjet fajtor për dhunimin e Aktit për Burimet e Gjalla Detare. Sipas gjykatës, ai ka vrarë një peshkaqen pa leje.

Gjykata e ka dënuar me një vit burg, të konvertuar në pesë vite dënim të pezulluar dhe me 10 mijë euro gjobë.

Rasti i paprecedent tregon se ky vend po merr masa për të mbrojtur peshkaqenët.

Bekker e vrau peshkaqenin, ndërsa po peshkonte.

Komentoni këtë kuriozitet