Divorci është i shkruar në ADN

Posted by deoni | Posted in Kuriozitete | Posted on 27-02-2012

0

Ndërsa numri i divorceve në kohërat moderne është rritur në mënyrë të vazhdueshme, ritmi i jetës dhe liberalizmi janë fajësuar si shkaktarët kryesorë të shkatërrimit të familjeve.

Megjithatë, studiuesit tashmë kanë arritur një përfundim të ri… divorci mund të fshihet në gjenet e grave.

Për herë të parë, ata kanë arritur të identifikojnë “gjenin” e divorcit, një pjesë e kodit gjenetik i cili mund të parashikojë nëse një femër mund të përshtatet dhe t’i përkushtohet një martese apo jo.

Duke studiuar fenomenin, studiuesit arritën të kuptonin se gratë që e kanë të pranishëm gjenin në kodin e tyre gjenetik e kanë më të vështirë të martohen në radhë të parë dhe edhe nëse kjo ndodh, është e vështirë të mbeten me të njëjtin partner për shumë kohë.

Sipas të dhënave, femrat që kanë praninë e gjenit divorcohen 50% më shpesh se sa ato që nuk e kanë.

Studimet tek meshkujt nuk kanë identifikuar një gjen të tillë. Megjithatë, nuk përjashtohet që ai të ekzistojë edhe tek gjinia mashkullore, e të mos jetë identifikuar ende.

Shkencëtarët besojnë se ky gjen ndikon drejtëpërsëdrejti mbi një hormon femëror që ka një ndikim të madh në sjelljen dhe afrinë që krijohet me personat e tjerë.

Hormoni oksitocin ndodhet në gjendje natyrore në trupin e femrës, por rrit  veçanërisht nivelin gjatë lindjes dhe ushqimit me gji, ndërsa ndihmon në krijimin e lidhjes afektive me fëmijën.

Gjeni shkakton një pakësim të këtij hormoni, duke krijuar një sjellje që e bën më të vështirë jetesën në çift.

Komentoni këtë kuriozitet