Dy adoleshentë gjejnë 62 mijë euro, ia kthejnë pronarit!

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 13-04-2013

0

Dy adoleshentë gjejnë 62 mijë euro, ia kthejnë pronaritDy adoleshentë norvegjezë kanë kthyer afro 62 mijë euro të cilat i kanë gjetur gjatë udhëtimit të tyre me tren. Policia norvegjeze shpjegon se dy të rinjtë gjetën “thesarin” të enjten në një çantë që ishte harruar në karrigen e trenit, gjatë udhëtimit të tyre për në Oslo.

Njëri prej adoleshentëve që ka gjetur çantën i ka thënë mediave lokale se gjëja e parë që kanë parë pasi kanë hapur çantë ka qenë thirrja e policisë.

Më vonë ata kanë parë edhe pasaportën e pronarit, i cili ishte një burrë 70- vjeçar, që pritet të merr paratë e tij nga forcat e rendit.

Policia thotë se nuk dyshojnë në ndonjë krim për shkak të sasisë së madhe të parave, dhe se nuk kanë informacione nëse i moshuari i ka shpërblyer apo jo fëmijët për veprimin e tyre.

Komentoni këtë kuriozitet