Facebook Privacy, do te hiqet votimi i perdoruesve

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 26-11-2012

0

Ndryshimet e politikave te privatesise se Facebook nuk do te jene me ne votim nga perdoruesit. Kete e propozoi rrjeti social me i famshem ne bote, duke theksuar qellimin e vet per te vazhduar te lejoje anetaret e tij te komentojne perditesimet e propozuara.

Kompania kryesore e medias sociale ne bote ka shpjeguar ne nje postim ne blogun e vete te merkuren se mekanizmi aktual i votimit, qe aktivizohet vetem pas nje kuorumi te mjaftueshem me komente dhe propozime te reja, eshte transformuar ne nje sistem qe thekson sasine e pergjigjeve me shume se cilesine e diskutimit.
Ne fakt perdoruesit kane tendence te lejne komente me dy fjale per te kundershtuar modifikimet ne vend qe pergjigjen.
Por Facebook ka treguar se do te vazhdoje te informoje perdoruesit per modifikimet e rendesishme ne politiken e privatesise se tyre dhe mbi perdorimin e te dhenave personale, ashtu si edhe te deklarimet e te drejtave dhe pergjegjesive te perdoruesve.
Pervec ketyre kompania do te kete 7 dite per komente dhe do te kete parasysh reagimin e perdoruesve. “Do te shtojme dhe mekanizma ne njoftime, mes te cilave email, per t;ju informuar per ndryshime te tilla”,- tha Elliot Schrage, zv.president i komunikimit, ne politiken e marketingut te Facebook. Facebook lejon perdoruesit te votojne mbi modifikimet per privatesine qe prej 2009-es.
Qe prej atehere kompania e Mark Zuckerberg i eshte nenshtruar nje oferte publike te aksioneve dhe baza e perdoruesve shpertheu nga rreth 200 milion ne me shume se 1 miliard. Sic parashikohet nga rregullorja e 2009-es, votat e perdoruesve llogariten vetem nese 30% e perdoruesve aktive ne Facebook do te marrin pjese ne votim.
Kjo gje nuk ndodhi ne te dyja rastet qe perdoruesit jane therritur per te votuar dhe me shume mundesi nuk do ndodhe as ne te ardhmen, duke qene se rritja e konsiderueshme e anetareve do te thote se kuorumi ka arritur nje shifer prej 300 milion personash te thirrur per t’i dhene vlefshmeri referendumit virtual.

Komentoni këtë kuriozitet