Giuliano Stroe 5-vjeçar mahnit botën

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 24-10-2009

0


Giuliano StroeGiuliano Stroe është futur në librin e rekordeve botërore, Guinness, pasi është fëmija më muskulor në planet, dhe ka aftësi të jashtëzakonshme fizike.

Ky sportist i jashtëzakonshëm ka filluar të ushtrojë në Itali, ku jeton me familjen e tij, kur ishte vetëm 2-vjeç. Dhe, puna e zellshme më në fund është shpaguar.

Djaloshi është bërë atraksion i vërtetë në Itali, ndërsa babai i tij, Iulian Stroe (33-vjeçar) thotë: “Në sallën e ushtrimeve e marr me vete prej se ka lindur”

Ai thotë se nuk ekziston rreziku që i biri i tij të lëndohet, pasi që asnjëherë nuk e lë të stërvitet vetëm.

“Çdoherë është nën vëzhgim dhe sapo të lodhet, ikën për të luajtur”, ka thënë Iulian, transmeton gazeta Daily Mail.

httpv://www.youtube.com/watch?v=Bo8W9VLO2ng&

Giuliano, thotë se fama nuk e ka ndryshuar atë – sepse vazhdon të jetojë sikurse edhe fëmijët të tjerë – pikturon, shikon filma vizatimorë dhe shkon të luajë në park. Megjithatë, thotë se i pëlqen kur merr duartrokitje.

Komentoni këtë kuriozitet