Google Adwords, 1 miliard euro borxh për taksat në Francë

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 04-11-2012

0

Google ka një borxh rekord për shërbimin e tij Google Adwords me tatimet në Francë, ka plot një miliard euro. Kushti është detyrim, duke pare se motori i kërkimit e ka mohuar këtë lajm, por artikulli i botuar në të përjavshmen Canard Enchaine ka bërë shume bujë dhe është përhapur shpejt në të gjithë botën.
Kreu në fjalë ka cituar një burim anonim brenda Inland Revenue rreth hetimit të hapur kundër kompanise së Mountain View. Në qënder të hetimit qenka praktika e Google për të ngarkuar reklamuesit franceze përmes selisë qëndrore europiane në Irlande, që sipas akuzes ka synimin të mos paguajë taksat në Francë.

Ligjet për lirinë e tregtisë brënda BE-se në përgjithësi lejojnë kompanitë të shesin lirisht mes një tregu komunitar dhe një tjetri. Gazeta zbulon gjithashtu që administrata e taksave franceze i ka dërguar një leter Google duke njoftuar kërkesën për 1 miliard euro të taksave të papaguara.

Një zëdhënës për google Franca ka mohuar këtë lajm :”Google nuk ka marrë asnjë kërkesë nga administrata e taksave franceze”, deklaroi ai. Ndërsa për botimin e të përjavshmes Canard Enchaine nuk dha asnjë koment. Autoritetet e taksave franceze në këtë mënyrë kanë paralajmeruar para se të marrin një vendim përfundimtar, që mund të jetë objekt i ndonjë sfide në gjyq nëse nuk pranohet nga pala kundërshtare, thonë këshilltarët fiskale.

“Kemi bashkëpunuar dhe do të vazhdojmë t’a bëjmë me autoritetët franceze. Google të respektojë ligjet tatimorë të çdo kombi ku operon, si edhe të ligjëve europiane”, – tha një zëdhënës.

Sipas deklaratave të kompanise, të gjitha selite europiane janë vetëm qëndra mbështetëse për atë irlandezën, që leshon faturat për reklamuesit.

Edhe dy vjet më parë, Google ngjalli polemika për taksa të papaguara në Angli, madje dhe në Francë kur vetë presidenti i atëhershëm Sarkozy bëri deklarata publike për taksa të larta për motorin e kërkimit dhe faqe të tjera.

 

Komentoni këtë kuriozitet