“Google”, aplikacion hartash për “iPhone 5”

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 14-12-2012

1

“Google” publikoi ditën e enjte aplikacionin e tij të ri të hartave për “iPhone 5”, pas ankesave të shumta për pasaktësi në aplikacionin e zhvilluar prej “Apple”.

Në versionin e fundit të smartphone më popullor në botë, kompania e themeluar nga Steve Jobs vendosi që të mos varej më nga “Google”, duke preferuar që të zhvillonte vetë hartat e saj.

Megjithatë, shumë përdorues u ankuan në vijëmsi për pasaktësi të shumta, me pozicionimin e vendndodhjen e rrugëve dhe objekteve të shumta në hartë.Si rrjedhojë, “Google” vendosi që të hedhë në treg edhe aplikacionin e kuzifuar më parë vetëm për pajisjet “Android”.Sipas analistëve të tregut, publikimi i këtij aplikacioni pritet të rezultojë popullor, por këtë herë, “Google” duhet të përballet me konkurrencën e “Nokia”-s, kompanisë finlandeze që së fundmi zhvilloi me sukses një aplikacion falas hartash për “iPhone”.

Komentet (1)

edhe ne iphone 4 e instalova po bajkr loqk me zo eshte si navigacion

Komentoni këtë kuriozitet