Gruaja ruan UFO-n në frigorifer

Posted by deoni | Posted in Kuriozitete | Posted on 16-11-2011

0

Nëse një ditë alienët do të zbarkojnë në planetin tonë me siguri që Rusia do të jetë vendi i përzgjedhur.

Pas lajmeve për UFO të vëzhguar në Siberi, tashmë vjen lajmi i një gruaje që ka ruajtur një kufomë jashtëtokësori në frigoriferin e saj për dy vite me radhë. Marta Yegorovnam nga qyteti Petrozavodsk ka bërë edhe disa foto për të vërtetuar ekzistencën e tij.

Ky trup është marrë nga Maria pasi një disk fluturues u rrëzua në afërsi të shtëpisë së saj në vitin 2009.

Në gusht të këtij viti nga Rusia erdhi edhe një video ku tregohej një alien i vdekur, i gjendur në Irkutsk (rajon i Siberisë), por dy studentët që lajmëruan gjetjen bënë të ditur më vonë se jashtëtokësori ishte vetëm një krijim i tyre.

Komentoni këtë kuriozitet