Hamburgeri peshon 83 kilogramë

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 22-09-2009

1

Hamburgeri peshon 83 kilogramëHamburgeri më i madh në botë peshon 83 kilogramë.Hamburgeri gjigant shitet me çmim prej 500 dollarësh.

Ndoshta tingëllon shtrenjtë, por kur të merrni parasysh që me të mund të ushqeni bukur disa njerëz vlen të mendohet dy herë.

Pronari i restorantit “Mallie’s Sports Grill and Bar”, Steve Mallie, thotë se iu kanë dashur tetë orë që të pjek brumin në të cilin është dashur të vendoset qoftja.

˝Hyrja në Librin e Rekordeve Guinness është njohja më e madhe për punën që e kam bërë. Tërë jetën kam punuar për të hapur restorantin tim, e fakti që është përmendur në njërin prej librave më të lexuar me të vërtetë më bën të ndihem mirë˝, ka deklaruar Mallie.

Për përgatitjen e qoftes i ka shpenzuar 15 orë, pas së cilës hamburgeri u është afruar publikut me anë të karrocës.

Komentet (1)

a jeni more ju normal ton ket hamburger …………e han veq vllau im kur te vjen prej shkollle ///

Komentoni këtë kuriozitet