Humbje drastike, “Google” jashtë burse

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 19-10-2012

0

Tregëtimi i aksioneve të “Google” në bursa u pezullua, pasi një faqe interneti publikoi të dhënat e tremujorit të tretë të gjigantëve të internetit në faqen e tij në mënyrë të parakohshme.  Gjatë këtij tremujori, të ardhurat e “Google” kane regjistruar një rënie prej 20% krahasuar me të njëjtën peridhë të një viti më parë, duke rënë në 2,18 miliardë dollarë.

Një shifër e tillë është edhe më e ulët se parashikimet negative të ekspertëve. “Google” fajësoi kompaninë “RR Donnelly” për publikimin e një të dhëne jopërfundimtare të paautorizuar, përpara mbylljes së bursave dhe afatit kur duhet te publikohej raporti i plote. Si rrjedhojë e këtij gabimi, aksionet e kompanisë pësuan një rënie prej 9% në tregje, duke detyruar “Google” që të pezullonte transaksionet, me nje kosto prej qindra milione dollaresh per kompanine. Në një komunikatë, motori i kërkimit më popular në botë informoi: “Kemi kërkuar pezullimin e transaksioneve tona në “Nasdaq”, ndërsa përgatitemi të finalizojmë dokumentin. Pasi të finalizohet, do të publikojmë të dhënat e plota për të ardhurat tona, duke rifituar edhe transaksionet e zakonshme të aksioneve”. burimi:top-channel.tv

Komentoni këtë kuriozitet