I kruhej veshi, kishte merimangë brenda

Posted by deoni | Posted in Kuriozitete | Posted on 21-09-2012

0

Një grua kineze kishte prej disa ditësh kruarje veshi të forta dhe u shokua kur doktorët zbuluan se një merimangë kishte hyrë brenda tij.

Pesë ditë më parë, kur zonja Lee ishte në gjumë, merimanga i kishte hyrë në vesh dhe që nga ajo ditë kishte kruarje të shpeshta.

Sipas ‘The Sun’, doktorët arritën të nxirrnin araknidin me anë të një solucioni të veçantë.

Njihen raste (edhe pse të rralla) të merimangave që hyjnë në veshin e njeriut për tu strehuar.

Komentoni këtë kuriozitet