Ish bashkëshortja ha peshqit e artë

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 02-10-2009

0

Ish bashkëshortja ha peshqit e artë Pas divorcit jo të vullnetit të përbashkët, gruaja inatosur nga Houstoni ka vendosur t’i hakmerret ish burrit lakmitar.Gruaja ka “rrëmbyer” akuariumin me peshqi të artë dhe me ta ka pergaditur një darkë majft të shijshme.

Policia në Pasadena raporton se bëhet fjalë për larje hesapesh dhe asnjë lloj padie nuk do të ngritët ndaj gruas.

Çifti kishte shtatë peshq të artë, të cilët i kishin blerë derisa jetonin së bashku në paqe e lumturi.

Zëdhënësi i policisë Vance Mitchell thotë se ajo i ka “rrëmbyer” peshqit nga banesa e ish të burrit të saj. Supozohet se ata ishin zënë më parë në lidhje me stolitë që ai i kishte dhuruar, për t’ia marrë sërish pas divorcit.

Kur policia ka arritur në shtëpinë e ish bashkëshortes, ka gjetur katër peshq të fërguar në pjatë. Tre veçmë i kishte ngrënë.

Komentoni këtë kuriozitet