Ja lajmet më kurioze te degjuara gjate vitit 2012

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 28-12-2012

0

20 janar

Pas 5 vjetësh, një çift britanik i zbulon më në fund të afërmve dhe miqve, gjininë e të birit. Vogëlushi, për të shmangur stereotipet, ishte veshur si vajza e si djalë në mënyrë alternative.

15 mars

Tre humbje të njëkohsishme mes “VIP”-ave në botën e kafshëve: ngordhin Yoda (qeni më i shëmtuar në botë); Meow (macja prej 18 kilogramësh), por edhe Nefertiti (merimanga që kishte qëndruar 100 ditë mbi ISS).

15 mars

Nuk bëjnë seks? Krimbat janë më të prirur për alkool. Ky ishte rezultati i një eksperimenti të Universitetit të Kalifornisë.

29 prill

Një restorant i Ferminjanos bëhet “off-limits” për të gjithë politikanët, që akuzohen për të këqijat e një vendi

2 maj

Një 12-vjeçare braziliane shet flokët e saj të ngjatë për të pasur mundësinë të blejë një shtëpi për familjen e saj.

3 maj

Një version i “Britmës” së Edvard Munch u shit nga ‘Sotheby’s’ në New York për 119,92 milionë dollarë, duke u bërë vepra e artit më e kushtueshme e shitur në ankand.

7 maj

Vaniteti i dinosaurve shërbeu për nxehjen e planetit. Sipas një kërkimi, kafshët gjigante prodhuan një sasi aq të madhe gazi, sa që u bënë faktor kyç në ngritjen e temperaturave.

24 maj

Çështje e shpërthyer në familjen Klinton, për një foto të postuar në Twitter, që e sheh ish-presidentin amerikan mes dy yjeve të pornos.

30 maj

Çmendet në internet video e Laverne Everett, gjyshes e cila feston 80-vjetorin, duke u hedhur me parashutë. Mirëpo, papritmas rrëshqiti nga veshja e sigurisë, duke shpëtuar për mrekulli.

11 qershor

VIP-at adhurojnë të shpërndajnë telashet e tyre në Twitter. Nga goditja në kokë me nxirjen e syrit të Lady Gagas deri te shiringat e PINK, pa harruar edhe Shakirën e kafshuar nga një luan deti.

16 qershor

Akrobati amerikan Nik Wallenda realizon kapërcimin e “Kaskadës së Niagarës”, duke ecur mbi një tel prej 550 metrash, në një lartësi prej 45 m.

20 qershor

Lazanjë rekord në një restorant të Krakovës, për përfaqësuesen italiane të futbollit që po luante në Evropian: peshonte 4.8 ton, u skuq për 10 orë dhe u nda në 10.000 copa.

3 korrik

Një çift gjermanësh urdhëron arragosta në restorant në “Costa Smeralda” për 500 euro, por pastaj i hedh të lirë në det.

17 korrik

Barack Obama, i cili po shikonte një ndeshje në “Verizon Center” të Washingtonit, nderon kamerat e pranishme, duke puthur të shoqen Michelle. Ndërkaq, përpara një dyqani akulloresh në Chicago u vendos edhe një pllakatë, për të kuptuar puthjen e çiftit.

19 korrik

Gjenden 4 reçipeta të vitit ‘400, që i ngjajnë shumë atyre të sotmeve. Ishin në kështjellën e Lengberg në Tirolin lindor.

25 korrik

Një fëmijë anglez 11-vjeçar ikën nga shtëpia në Manchester dhe pa dokumente e bileta, arrin të shmangë kontrollet e të ngjitet në një avion në drejtim të Romës.

4 gusht

Fotografon njollat e Diellit, por rastësisht kap një avion civil që qëndron në fotosferën diellore. Kështu në Castellana Grotte “shenjëstrohet” përqindja 1 në 380 mijë se mund të ndodhte diçka e tillë.

Gusht

*Të shumtë kuriozitetet e regjistruara në Olimpiadën “Londër 2012”. Që nga Mbretëresha që gjatë hapjes interpreton si “Bond Girl” deri te Hope Solo apo Ryan Lochte, të cilët sigurojnë se në fshatin olimpik bëhej shumë seks i rastësishëm.

*Për t’u kujtuar edhe xhudistja Wojdan Shaherkani, gruaja e parë saudite që mori pjesë në Lojërat Olimpike dhe skermistja koreano-jugore Shin A-Lam, e cila qan për më shumë se një orë në pedant, duke bllokuar finalen.

20 gusht

Familja Melis nga Sardenja hyn në rekordet “Guinness” si më jetëgjata në botë: 9 vëllezër për 818 vjet në total. Por në Brazil është edhe familja Scaramussa: 12 vëllezër që të gjithë bashkë mbërrijnë në 969 vjet.

21 gusht

Vjen letra higjienike falas, por me reklamë. Ideja e suksesshme i takon 2 sipërmarrësve nga Michigani.

28 gusht

Larry, maçoku i “Downing Street”, kap miun e tij të parë. Për ta lajmëruar këtë ka dalë në mënyrë publike deri edhe një zëdhënës i kryeministrit britanik Cameron.

12 tetor

Bën xhiron e botës fotoja e një syri gjigant të gjendur në plazhin e Floridas. Me shumë mundësi i takonte një peshku të përmasave të mëdha.

27 tetor

Plot 70% e ushqimeve tona skadojnë dhe janë të mbushur me gjëra shtesë. Rekordi qëndron në një karamele: 14 gjëra shtesë, nga 25 përbërës në total.

12 nëntor

Mund të mos jetë me stil të lartë si ”’iPad” apo novator si Surface, por nga India vjen tableti me kosto të ulët: quhet Aakash (qiell i kaltër), me një ekran 7 polësh dhe me kosto 32 euro.

18 nëntor

Zbulim shokues nga “European Cockpit Association” që ka marrë në pyetje 6 mijë pilotë evropianë: 1 në 3 vetë rrëfejnë se ishin përgjumur kur gjendeshin në komandë.

23 nëntor

Dy të moshuar refuzojnë për t’u larguar nga shtëpia e tyre në Wenling në Kinë, ndërkohë që përreth banesës i ndërtojnë një autostradë.

24 nëntor

Me më shumë se 803 milionë klikime, “Gangnam style” bëhet video më e shikuar në historinë e Youtube.

28 nëntor

Çmenden emrat e fëmijëve të lidhur me internetin dhe rrjetet shoqërore. Në Amerikë ka lindur Hashtag, por në Egjipt është edhe vogëlushja Facebook, apo edhe Like në Izrael. Pa harruar edhe Apple e Mac.

5 dhjetor

Vdesin brenda pak orëve dy zonja për “Guinness”: më e vjetra dhe më e gjata e botës. Bëhej fjalë për amerikanen Besse Cooper, 116 vjeç dhe kinezen Yao Defen, e gjatë 2,36 metra.

12 dhjetor

“Me gëzim u bashkohem juve”: ky është mesazhi i parë historik i lëshuar nga Papa, i cili zbarkon më në fund në Twitter, me llogarinë @Pontifex.

Komentoni këtë kuriozitet