Ja sa është e mirë martesa

Posted by deoni | Posted in Kuriozitete | Posted on 21-02-2011

1

Për martesën është folur gjithmonë dhe në mënyra nga më të ndryshmet.

Ka nga ata që e shohin si mënyrën e vetme për të mbajtur së bashku dy njerëz, për më tepër kur ata kanë sjellë në jetë edhe fëmijë, dhe ka nga ata që e shohin vazhdimisht si “varrin e dashurisë”.

Studime të shumta janë bërë në lidhje me ndikimin që ky akt shumë i rëndësishëm ka mbi jetën e individëve që e përbëjnë këtë lidhje dhe së fundi një studim i tillë duket se u jep një argument më shumë atyre që shohin anën e mirë të lidhjes.

Përfundimi i studimit është: martesa është e mirë për të martuarit. Ajo jo vetëm që ndihmon në përmirësimin e shëndetit fizik te meshkujt dhe atij mendor te femrat, por sa më shumë që të zgjasë, aq më të mëdha janë përfitimet që dalin prej saj duke u parë kjo në këndvështrimin e jetëgjatësisë dhe cilësisë së jetës.

Në qendër të studimit psikologjik ishte pyetja e thjeshtë që në fakt ia bëjmë shpesh njëri-tjetrit, apo edhe të tjerëve: a është një marrëdhënie e gjatë me një partner e mirë për shëndetin? Për një kohë të gjatë ana pozitive e një martese të gjatë bazohej më shumë në legjendën e këtij akti sesa në prova dhe fakte empirike.

Tradicionalisht, njerëzit kanë menduar se është një ide e mirë për të gjithë që herët, apo vonë të vënë kurorë ndaj ka qenë e vështirë që të bëhen krahasime me të kundërtën e martesës, pra me vetminë e gjatë apo jetën si beqar, çka sot është diçka që gëzon një përqindje më të madhe krahasuar me të shkuarën.

Gjatë 30 viteve të fundit ky ndryshim është njëri nga të shumtit që ka ndodhur në sferën e ndryshimeve sociale dhe në marrëdhëniet familjare dhe shoqërore dhe në këto kushte të reja edhe vlerësimet janë mundësuar më lehtësisht.

Kështu, studimi u mor fillimisht me statistikat e jetëgjatësisë. Në përfundim të një hulumtimi të gjatë dhe të hollësishëm, si dhe gjithëpërfshirës në një hark kohor të madh doli në dritë se njerëzit që jetojnë më gjatë nuk janë beqarët, pra ata që zgjedhin jetën vetëm, por të martuarit, pra bashkëshortët.

Komentet (1)

popopoppopo

Komentoni këtë kuriozitet