Katër gardiane shtatzëna me një të burgosur

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 26-04-2013

0

Katër gardiane shtatzëna me një të burgosurKatër gardiane në burgun e Marylandit kanë mbetur shtatzëna me një të burgosur, me udhëheqësin e bandës Familja e Gueriljes së Zezë, Tave White. Ai i kishte shfrytëzuar ato për shpëlarje parash, shitje dhe kontrabandë droge.Njëra nga të punësuara ka mbetur dy herë shtatzënë me të, ndërsa dy të tjerat e kanë bërë tatuazh emrin e Tavon –it – njëra në qafë e tjetra në llërën e dorës. Një herë, nëra gardian ka bërë roje derisa Tavon ka bërë dashuri me gardianen tjetër.

13 të punësuar, burra e gra, në burgun e Marylandit, janë qeë disa muaj nën hetime për korrupsion dhe përgatitej komploti

Në aktakuzë theksohet se burgun administrojnë të burgosurit, përfshirë dhe anëtarë e Familjes së Zezë Guerile.

– Ky është burgu im. Unë i tërheq penjtë këtu, lavdërohej Tavon përmes telefonit që është përgjuar.

FBI ka kritikuar drejtorinë e burgut në të cilin të burgosurit kishin përdorur celularë të trafikuar e përmes të cilëve kishin vazhduar udhëheqjen e punës.

Të burgosurit kishin blerë mall të trafikuar dhurata për rojtarët, përfshirë dhe automobila luksozë me anët kartelash.

Familja e Gueriljes së Zezë është themeluar në vitin 1960 në Kalifornia dhe prej atëherë është zgjeruar në gjithë vendin. Anëtarë të kësaj bande për herë të parë u arrestuan në vitin 1990.

Në burgun e Marylandit 60 për qind e të punëtorëve janë femra.

Komentoni këtë kuriozitet