Kërkon babanë e fëmijës mes të burgosurve

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 30-09-2009

0

Kërkon babanë e fëmijës mes të burgosurveNjë grua shtatzënë ka bërë kërkesë për të marrë vesh se cili nga 6 të burgosurit e një burgu rumun është babai i fëmijës që ajo pret ta linde.

Nëna e ardhshme Raluca Dionescu nga qyteti Iasi thotë se secili prej të burgosurve që ajo ka takuar nderkohe qe po punonte me gjysmë orari në burg, mund të jetë babai.

Të burgosurit, në mes të moshave 24 e 35 vjeç, do të duhet të bëjnë testet e gjakut dhe të ADN-së.

Dionescu, e cila ishte e punësuar si pastruese në burgun afër qytetit Iasi, ka pranuar se ajo është lëshuar në marrëdhënie të nxehta seksuale më të burgosurit në dhomën e lavanderisë së burgut.

“Nuk mund t’u rezistoja disa prej burrave. Unë nuk i shihja si kriminelë apo krimet e tyre që ata kishin bërë”, ka thënë ajo. “Ajo që dua të di tani është se cili prej tyre është babai i fëmijës së tij. Nuk e di çfarë do të ndodhë më pas, nëse unë, apo edhe babai, do të duam të rrisim fëmijën bashkë”, ka shtuar ajo.

Komentoni këtë kuriozitet