Kina lejon Facebookun, por vetëm në zonën e lirë tregtare në Shangai

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 25-09-2013

0

facebookFacebooku, rrjetet tjera sociale, si dhe disa kompani mediatike, më në fund mund të prekin tregun e madh aziatik – Kinën, por vetëm në një pjesë shumë të vogël të saj.

Autoritetet kineze kanë dhënë dritën jeshile për Facebook, Twitter, The New York Times, për rrjete sociale dhe media perëndimore (të cilat konsiderohen si “politikisht të ndjeshme”), për të vepruar në zonën e tregtisë së lirë në Shangai.

Siç transmeton Top-Channel, në këtë mënyrë Facebooku dhe faqet tjera të internetit të bllokuara do të mund të hapen vetëm në një sipërfaqe prej 27 kilometrash/katrorë, ndërsa në pjesën tjetër të vendit do të vazhdojë të mbetet në fuqi bllokimi nga sistemi kinez i sigurisë që është quajtur “Great Firewall of China”.

Zona e lirë tregtare e Shangait hapet të dielën dhe konsiderohet si një testim. Në varësi të suksesit të saj do të varen reformat financiare dhe të shërbimeve në pjesët e tjera të vendit.

Komentoni këtë kuriozitet