Kina përuron tunelin më të gjatë në botë

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 02-11-2009

0

Kina përuron tunelin më të gjatë në botëKina ka përuruar tunelin më të gjatë në botë, i cili kalon nën lumin Jangze duke lidhur Shangain me ishullin Çongming.

Radioja Ndërkombëtare e Kinës në edicionin informativ të saj raporton se kanë përfunduar të gjitha punimet në tunelin e gjatë 25,5 kilometra brenda 5 vjetësh.

Thellësia më e madhe e tunelit arrin 55 metra nën lumë, duke kaluar edhe tunelin japonez në gjirin e Tokios, i cili është 50 metra i thellë.

Ndërkohë, agjencia “Shinhua” njofton se kanë filluar punimet për një urë dhe një tunel tjetër që do të lidhë ishullin e Çongmingut me pjesën veriore të Ciangsus

Komentoni këtë kuriozitet