Kinezët shkojnë në kurs për t’u mësuar si të bëjnë seks

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 17-09-2013

0

kinezNë një dhomë anonime hoteli në qendër të Shangait, Ma Li u bën kurs disa grupeve të vogla të grave kineze, rreth një teme që në shoqërinë kineze është tabu – seksi.

Kursi zgjat dy ditë dhe është mjaft i shtrenjtë: 2.500 juanë (410 dollarë), ose gati gjysma e pagës mesatare mujore në metropol. Megjithatë, numri i nxënëseve që shkojnë e i trokasin asaj në derë rritet çdo ditë. Gjë që e ka shtyrë të organizojë kurse edhe në qytete të tjera të vendit. Gjatë këtij kursi intensiv, nxënëset mësojnë diçka nga anatomia, psikologjia dhe teknikat e sjelljeve intime.

Ma Li, e cila i është bashkuar Asociacionit Botëror të Mësimdhënësve të Seksit, përpiqet të jetë sa më e afërt dhe më e hapur në mënyrë që nxënëseve të saj t’u japë besimin, i cili në të shumtën e rasteve u mungon. Gjatë kursit transmetohen video me marrëdhënie seksuale orale për pjesën teorike. Gjithashtu vihet në përdorim edhe pjesa praktike.

“Nuk kam fare edukimi për seksin. Unë kam menduar se trupi i një burri i ngjan atij të një vogëlushi. Unë dua të di për veten dhe se çka në të vërtetë është seksi”, ka treguar Sophia Hu, një avokate 30-vjeçare, ndërsa transmeton Shekulli.

Kurset kanë nisur në janar, mirëpo grupet me kandidate janë plotësuar disa javë përpara, tregon Ma. Idenë për këtë punë ia ka dhënë një psikologe nga Pekini, Zhenhing Li, e cila që nga korriku organizon seanca gjatë të cilave gratë vijnë e flasin lirshëm për këtë temë.

Çështja e seksit ka qenë tabu në Kinë, por është forcuar qëkur Partia Komuniste erdhi në pushtet, më 1949. Megjithatë, gjërat filluan të ndryshojnë me hapjen e vendit ndaj botës, shtimit të numrit të udhëtimeve dhe kontakteve me jashtë dhe ndikimin në rritje të Kinës në skenën ndërkombëtare.

“Në Pekin, Shangai e në qytete të tjera, vajzat janë shumë të ndikuara nga kultura perëndimore, tajvaneze dhe koreane dhe ato kanë një sjellje shumë moderne karshi seksit. Mirëpo, në zonat rurale, femrat nuk dinë gjë për këtë fushë”, shpjegon Jay Zheng, profesor i obstetrikës dhe gjinekologjisë në universitetin e mjekësisë të Kaohsiungut, në Tajvan.

Më 2011, një çift nga Vuhani, i cili sa ishte martuar, ishte përfolur nëpër gazeta pasi ata ishin shumë të paditur në lidhje me marrëdhëniet seksuale. Madje ata për tre vjet nuk kanë pasur fëmijë, sepse mendonin se për të mbetur shtatzënë gruaja mjaftonte vetëm të flinin së bashku në të njëjtin shtrat. Burri dhe gruaja, të dy të diplomuar në fakultete, e kanë kuptuar se ku qëndron problemi vetëm pas një vizite te mjeku, i cili u ka treguar se për të mbetur gruaja shtatzënë duhet pasur marrëdhënie seksuale.

Komentoni këtë kuriozitet