Kompania shkarkon gabimisht 1 300 punonjës

Posted by deoni | Posted in Kuriozitete | Posted on 25-04-2012

1

Një drejtues në kompaninë e sigurimeve “Aviva” shkarkoi aksidentalisht 1 300 punonjës të stafit, duke u nisur një email në të cilin i uronte “të gjithë të mirat në të ardhmen”.

Mesazhi, i nisur nga departamenti i burimeve njerëzore, në fakt duhet t’i dërgohej një personi të vetëm, i cili kishte atë ditë si të fundit të punës.

Megjithatë, në mënyrë të pavullnetshme, emaili iu nis 1 300 antarëve të stafit, të cilëve i shkruhej: “Po përfitoj nga ky email, për t’iu falenderuar për punën e kryer dhe për t’iu uruar sa më shumë fat në të ardhmen tuaj pas largimit. Sinqerisht, Aviva”.

Brenda disa minutash, punëtorë të irrituar telefonuan kompaninë, duke kërkuar shpjegime dhe duke protestuar kundër shkurtimit të tyre të paligjshëm.

Kjo e detyroi kompaninë e gjashtë më të madhe në botë në fushën e sigurimeve që të telefononte një për një secilin prej punonjësve të shkarkuar, për t’i kërkuar ndjesë për emailin dhe për t’u dhënë, këtë herë lajmin e mirë, se gjithçka lidhej me vetëm një gabim.

Komentet (1)

shenja e geshtrinjeve lexohen permes mendjes dhe dijes.

Komentoni këtë kuriozitet