Kroacia në “Guinness” me kapuçinon më të madhe në botë

Posted by deoni | Posted in Kuriozitete | Posted on 05-09-2012

0

Kroatët thyet rekord me kapuçinon më të madhe në botë, transmetuan mediet njoftimin.. Kjo lloj kafeje shumë e shijshme, që u përgatitë me qumësht dhe krem, arriti peshën 2.012 litra dhe e regjistroi Kroacinë në Librin e Rekordeve “Guinness”.

Shfaqja, që një kompani kafeje organizoi për të festuar 150-vjetorin e themelimit të saj, i dha Kroacisë një rekord të vështirë për t’u thyer.

Një ekip prej 1.000 profesionistësh në përgatitjen e kafesë, i mbledhur në kryeqytetin kroat nga të katër anët e vendit, punoi me ngulm për të përgatitur kapuçinon më të madhe në botë.

Në qendër të Zagrebit u instaluan 22 makineri ekspresi për kafe dhe kapuçinot u mblodhën të gjitha në një filxhan të vetëm.

Si rezultat i një mundi rreth 3 orësh, u arrit me sukses përgatitja e një kapuçinoje me peshë 2.012 litra.

Ndërkohë që aroma marramendëse e kafesë pushtoi qendrën e kryeqytetit Zagreb, Kroacia në këtë fushë fitoi të drejtën e regjistrimit në Librin e Rekordeve “Guinness”.

Komentoni këtë kuriozitet