Krokodili 6.17 metra i gjatë, me peshë mbi një tonë

Posted by deoni | Posted in Kuriozitete | Posted on 02-07-2012

0

Një krokodil gjigant, përgjegjës për sulme vrastare në jug të Filipineve, ka hyrë në librin e rekordeve të Guinnessit si krokodili më i madh i zënë deri tashti.

Krokodili i quajtur Lolong, që shtatorin e kaluar u kap në qytetin Bunuvan, është i gjatë 6.17 metra dhe i rëndë rreth një tonë. Krokodili rekordist deri tash ishte një krokodil i zënë në Australi, i cili ishte i gjatë pesë metra. 

Derisa disa banorë të Bunuvanit kanë shprehur gëzimin për krokodilin e tyre rekordist, disa të tjerë janë të shqetësuar për shkak të mundësisë së paraqitjes së një krokodili edhe më të madh. Kryebashkiaku, Edwin Ckoks Alorede, i cili ishte edhe prijatar i kapjes së krokodilit Lolong, tha se “banorët janë shumë krenarë për shkak të biodiversitetit të vendit të tyre, por njëkohësisht edhe të frikësuat se mund të paraqitet edhe një Lolong”.

Prej se është marrë vesh për kapjen e tij, Lolong ka joshur me mijëra turistë, duke i sjellë fitim qytetit mbi 72 000 dollarë, vetëm nga shitja e biletave për parkun ku është vendosur krokodili rekordist. Besohet se ai është përgjegjës për vrasjen e një fëmije dhe zhdukjen e një peshkatari, kurse ka pasur informata se ai ka sulmuar edhe disa qe të lumit. Krokodili është kapur në shtator, pas tri javë gjurmimi pas tij. Në kapjen e tij kanë marrë pjesë rreth 100 persona.

Alorde po ashtu ka thënë se me rastin e kapjes së Lolongut, ka parë një krokodil edhe më të madh, por ai i kishte ikur gjahtarëve, duke lënë kësisoj në frikë peshkatarë lokalë. Ai tha se ka kërkuar lejen e qeverisë për kapjen gjallë edhe të këtij krokodili.

Komentoni këtë kuriozitet