Krokodili sulmon kositësen e barit

Posted by deoni | Posted in Kuriozitete | Posted on 29-12-2011

0

Një krokodil në një kopsht zoologjik në afërsi të Sidneyt në Australi sulmoi makinën për kositjen e barit.

Megjithëse sulmi i kushtoi dy dhëmbë, reptili 5 metra i gjatë nuk e lëshoi kositësen derisa e zhyti në ujë pranë vetes dhe nuk lejonte njeri t’i afrohej.

Krokodili 50-vjeçar, një nga më të mëdhenjtë në New South Wales, është i njohur për karakterin luftarak dhe sheh si kërcënim çdo gjë, përfshirë edhe reptilët femra, dy nga të cilat i ka ngrënë.

Komentoni këtë kuriozitet