Macja spraps aligatorin

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 18-11-2010

1

Në fermën e aligatorëve në shtetin amerikan Louisiana ka ndodhur një betejë interesante ndërmjet maces dhe aligatorit, në të cilën  fitues ka dalë macja, transmetojnë mediat amerikane.

Aligatori doli nga uji dhe u gjet ballë për ballë me macen ngjyrë zezë, shumë herë më e vogël se sa aligatori.Megjithëkëtë, macja nuk iku edhe pse zvarraniku shumë i madh ka mundur ta hante.

Në vend të ikjes, macja vendosi t’i kundërvihet me vendosmëri krokodilit.Pas disa çastesh shikimi “të rreptë” nga macja, aligatori u tërhoq prapa në ujë.

Mirëpo, kur aligatori u rikthye bashkë edhe me një aligator tjetër, macja e goditi atë me këmbë në fytyrë dhe kjo bëri që aligatori sërish të kthehet në ujë.

Komentet (1)

Macet jane kafshet me te bukura ne bote,prandaj une i dua aq shume,i admiroj,jane aq te dashura,sh ledhatare,jane sh te buta,vetem po ti shohesh te bejne per vete,jane edhe sh trime…Ajo macja ja paska bere mire aligatorit,nje BRAVO e madhe per te ka nderuar tere racen e vet…

Komentoni këtë kuriozitet