Macja “zbuloi” varrezën e vjetër 2 000 të Romës antike

Posted by deoni | Posted in Kuriozitete | Posted on 23-10-2012

0

Një banor i kryeqytetit italian ka gjetur një varrezë antike romake, pasi i shkoi prapa maces së tij jo larg shtëpisë, transmeton gazeta britanike Guardian.

Ky qytetar bashkë me shokun e tij, për arsye të panjohura kishin vështruar të martën e kaluar një mace që shëtiste afër ndërtesës ku jetoninë.

“Kafsha gjeti një vrimë në një shkëmb të butë dhe u fut brenda. Macja hyri në shpellë dhe ne vetëm ndoqëm mjaun e saj”, tha italiani Marco Curti.

Brenda shpellës gjetën një varrezë përplot eshtra njerëzish. Arkeologët që erdhën të hulumtojnë varrezën pohuan se ajo daton nga periudha ndërmjet shekullit të parë e të dytë të epokës sonë.

Romakët e vjetër shpesh kanë hapur varreza në shkëmbinj të butë sedimentues, kështu që ato gjatë kohës shemben.

Për këtë zbulim, pos maces merita kanë edhe shirat e rrëmbyeshëm të paradokohshëm që kanë rrënuar dhe shtypur shkëmbin që mbulonte hapjen në varreza.

Komentoni këtë kuriozitet