“Makina” më e shtrenjtë në botë

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 20-09-2013

0

lamburginiMe një vlerë në ankand prej 7.5 milionë dollarë, modeli special i Lamborghini Aventador, i krijuar nga kompania gjermane “RGE Robert Guelpen Engineering”, bëhet “makina” më e shtrenjtë në botë, me dallimin e vetëm se është riprodhim perfekt i modelit origjinal të makinës, por në raportin e zvogëlimit 1:8.

Makina në fjalë është e mbuluar në ar dhe gurë të çmuar, ndërsa do të dërgohet në Dubai, ku do të jetë protagoniste e një ankandi të paparë të makinave të shtrenjta.

Krijuesi i saj Robert Guelpen, shpjegon se për fabrikimin e Aventador u deshën 2.64 milionë dollarë për ar, platin e gurë të çmuar, transmeton NOA.

Modeli i prodhuar me përmasa tetë herë më të vogla se origjinali, u ndërtua mbi një strukturë paraprake, ndërsa për krijimin saj është punuar me milimetra, ku ar dhe platin janë përdorur rreth 25 kilogramë.

Komentoni këtë kuriozitet