Mbështjellë marihuanën me faqe të Biblës
Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 23-09-2009
0
Një grua nga Ohio në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e ka lajmëruar të birin e saj në polici sepse e ka kapur duke tymosur marihuanë. Mirëpo, kjo gjë asaj nuk do t’i paraqiste problem të madh po që se nuk do ta mbështillte atë me një faqe të shkoqur nga Bibla.
Zëdhënësi i policisë së qarkut Erie ka thënë se e ëma e 16-vjeçarit ka lajmëruar policinë gjysmë ore para mesnatës dhe ka lutur zyrtarët të takohen afër një autolarje të qytetit.
Atëherë u ka thënë se e ka parë të birin e saj se si tymos në dhomë, dhe veç kësaj ka parë një qese marihuane në sirtarin e tij.
Më pas u ka sqaruar, se “për t’i vënë kapak” kësaj pune, tinejxheri ka tymosur marihuanën të cilën e ka mbështjellë me një faqe të shkoqur nga Bibla.
Policia ia ka konfiskuar marihuanën të riut, e më pas edhe e ka arrestuar.
Kuriozitete tjera interesante:
- Lakuriqët blejnë pa pagesë
- Kritikon shefin pushohet nga puna
- Si lexohen shenjat e gishtërinjve
- Gjalle edhe pse goditet me 13 plumba
- Një vrimë e madhe në Gjermani gëlltiti makinen