Mbiemri me 36 germa, nuk e nxë ID

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 15-09-2013

0

article-2418171-1BC4B2E1000005DC-559_634x406.jpgNjë grua në Havai, mbiemri i së cilës kishte 36 germa, po tallet nga zyrtarët, që po ia shkurtojnë mbiemrin dhe eliminojnë emrin, pasi nuk e nxë karta e identitetit.

Gjatë 20 viteve të fundit, Janice ‘Lokelani’ Keihanaikukauakahihuliheekahaunaele ka mbajtur dy karta identifikimi të ndryshme, një ID shtetërore dhe patentën.

Patenta e makines

Patenta u printua me një version të shkurtuar të emrit të familjes së saj, ndërsa emri i parë dhe emri i mesëm i gruas nuk u përfshinë fare në identifikim.

Për ta sistemuar këtë, zyra e guvernatorit i lejoi asaj një përjashtim special për të vendosur emrin e plotë në ID shtetërore, por ajo kishte skaduar në maj dhe problemet e saj nisën nga fillimi e kushedi kur do mbarojnë…

Komentoni këtë kuriozitet