Mercedes A Class, makina më e bukur e vitit 2012

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 12-02-2013

0

makinaMë shumë se 100 mijë adhurues të makinave nga 52 shtete të ndryshme të botës kanë përzgjedhur modelin e ri të Mercedes A Class, si modelin më të bukur për vitin 2012.
Votimi për “The Most Beautiful Car of the Year 2012” është kryer përmes 7 mini-faqeve, me ndihmën e kanalit televiziv ‘Eurosport’, ndërsa anketa ka zgjatur nga 6 dhjetori i vitit 2012, e deri më 20 janar të këtij viti. Ky çmim është dhënë gjatë një ceremonie zyrtare të mbajtur në 29 janar në Paris.
A Class është prezantuar në panairin e makinave në Gjenevë vitin e kaluar.

Komentoni këtë kuriozitet