Merimanga që buzëqesh

Posted by deoni | Posted in Kuriozitete | Posted on 18-05-2012

1

Njihuni me merimangën e vetme në botë që menjëherë sapo e sheh të bën për të qeshur, gjë që nuk ndodh zakonisht me merimangat e tjera, të cilat janë fobia e shumë njerëzve. Kjo është merimanga e ashtuquajtur “Fytyra e lumtur”.

Krijesa e vogël, këtë  nofkë e ka marrë për shkak të shenjave të çuditshme në trupin e saj, të cilat të krijojë idenë e një fytyre që është duke buzëqeshur.

Ajo gjendet në ishujt Haëaii dhe ka përmasa shumë të vogla, arrin të rritet vetëm 5 mm dhe është shumë e vështirë ta shohësh me sy të lirë.

Sipas studiueseve, kjo specie e rrallë dhe shumë e këndshme është e padëmshme për njerëzit. Personi që arriti të realizonte fotot e veçanta të “Fytyrës së lumtur” është një i ri nga Masaçusets, dhe thotë se kërkoi shumë nëpër pyll përpara se ta pikaste një prototip të saj nën një gjethe.

“Në fillimi mbeta i shtangur për përmasat e saj aq të vogla, duhet me doemeos një xham zmadhues që të dallosh ‘buzëqeshjen’ e  saj, por është një gjë me të vërtetë fantastike se sa e mistershme dhe e lloj-llojshme është natyra”, – thotë ai.

Komentet (1)

hahahah hiqma se po tutna sa 5mm a ekziston a qka

Komentoni këtë kuriozitet