Merimanga që ha gjarpër për “mëngjes”

Posted by deoni | Posted in Kuriozitete | Posted on 02-03-2012

2

Nëse vuani nga Araknofobia, ju do të dëshironi të qëndronit larg aplikimit për punë në këtë kompani afrkanojugore, sepse merimangat këtu janë aq të tmerrshme saqë hanë gjarpërinj për “mëngjes”, transmeton njoftimin Starti.

Një sekretare zyre u përball me një pamje të tillë kur mbërriti në punë. Tania Robertson mbërriti në firmën elektrike të quajtur “Bloemfontein” kur në anë të tavolinës së saj shikoi një gjarpër të mbërthyer në rrjetën e merimangës ndërkohë që grabitqari nxitonte për të ngrënë “mëngjesin”.

Befasisht gjarpri ishte mbërthyer nga rrjeta e merimangës dhe ishte ngritur nga toka. Merimanga nxiton për të ngrënë atë që mbase është gjahu më i madh i kapur ndonjëherë.

Dëshmitarët okularë thonë se merimanga harxhoi dy ditë duke endur rrjetë rreth gjarprit dhe duke e ngritur atë nga toka.

Në një moment, merimanga reagoi në mënyrë agresive ndaj një mize që aksidentalisht u ndalua në rrjetë.

Eksperti i merimangave, Leon Lotz, nga Muzeu Kombëtar tha se merimanga është një buton femër (ngjyrë kafe), porse nuk është aq vdekjeprurëse sa vejusha e zezë. Kjo merimangë është e rrallë në Afrikën e Jugut.

Komentet (2)

kuku veq kur pe kqyri ketu pom duket qe osht qitu ngat meje se jo ne monitor kuku kjo po hajka gjarprin e paramendone qai ban njeriut vertete frikesuese une per vete frikesohem nga merimangat si nga ato helmueses si nga ato johelmuese nejse na ruajt ZOTI se kjo bote ka gjithqka keshtuqe mos u befasoni

Jo bre se merimanga nuk hane njerez mos u frikeso oj arlinda mund te rish. E qet se merimangat hikin nga njerezit

Komentoni këtë kuriozitet