Microsoft mbyll spam-et

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 26-02-2010

0

Microsoft fitoi ceshtjen gjyqesore per te mbyllur nje rrjet nderkombetar kompjuterash te cilet sipas tij jane pergjegjes per mbi 1.5 miliard spam e-mail ne dite.

Nje gjykates amerikan i dha te drejte kompanise se Bill Gejts te mbylle 277 domeine interneti te cilat pretendohet se perdoren per te komanduar dhe kontrolluar ta ashtuquajturin “Waledac botnet” ( botnet eshte nje rrjet kompjuterash te infektuar nen kontrollin e hakersave).

“Microsoft” menjehere pas vendimit njoftoi se afersisht 100 mije kompjutera nuk do te marrin me komanden e dergimit te spam-eve.

Kerkesa e kompanise erdhi pas analizes se muajit dhjetor te 2009, ku nga data 3 deri ne daten 21 mbi 651 milion spam email, derguar nga Waledac, kishin goditur vetem llogarite e Hotmailit.

Komentoni këtë kuriozitet