NASA: Nuk ka fund bote, në 22 dhjetor vazhdon jeta normale

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 19-12-2012

0

Profecia e majave apo asteroidi Nibiru? Në faqe interneti dhe shërbime të ndryshme janë shfaqur gjithandej për të mbërritur të përgatitur në ditën e fundit. Por NASA, nga ana tjetër, ka përgënjeshtruar gjithçka. Nëse jeni të ndjeshëm, është më mirë që të mos lexoni asgjë për këtë udhëtim gjysmëserioz drejt 21.12.2012, kur thuhet se gjithçka do të përfundojë. Megjithatë, duhet të jetë për ndryshimin e vazhdueshëm të datës, ose për të mos ndjellë rrezikun e fundit të botës, por interneti po e pret me shumë “gjakftohtësi” datën e 21 dhjetorit 2012, për të cilën kanë dëgjuar të gjithë tashmë. Profecia Maja apo asteroidi Nibiru? Në internet shumë faqe ofrojnë këshilla për të qenë të përgatitur në ditën e fundit. Ndërsa disa e kanë marrë me të qeshur, të tjerë e kanë marrë shumë seriozisht. Qeverisë ruse më 5 dhjetor iu desh të siguronte qytetarët e frikësuar nga ajo që mund të ndodhë me një komunikatë për shtyp dhe në Siberi ka dalë në shitje seti me emrin “Apokalipsi”, që nuk është gjë tjetër veçse një pako me ilaçe, sapun dhe e pamungueshmja shishja me vodka. Kureshtar është fakti që kjo paketë shitet në një agjenci martesore, me çmimin 22 euro. NASA, agjencia hapësinore amerikane, me shërbimin e saj “Ask an astrobiologist”, u përgjigjet pyetjeve të publikut. Deri më tani pyetjet për Doomsday, ditën e gjykimit, siç e quajnë në SHBA, kanë arritur numrin 5 mijë, çka tregon interesin e madh për këtë argument. Megjithatë, për NASA-n asgjë nga këto nuk ka për të ndodhur duke i përgënjeshtruar të gjitha.

Rrjetet sociale

Në SHBA ekziston një sajt për takime dashurie mes atyre që besojnë se mund të ndodhë katastrofa. Quhet “Survivalistsingles.com”, është falas, dhe në më pak se dy vjet i ka shtuar shumë të regjistruarit, duke i çuar në 4 mijë nga 400 në vitin 2010. Duke gjykuar nga statistikat është e qartë se bota post apokalipsit do të jetë e gjitha “mashkullore”, duke qenë se gratë e regjistruara janë më pak se 13090, më pak se gjysma e kolegëve meshkuj. Për të qëndruar së bashku është më mirë të marrësh pjesë në një “festë” të shpikur nga italianët. Te llogaria “Fundi i botës” (në Facebook) numëron më shumë se 170 mijë pjesëmarrës gati të “shkallojnë” nën moton: “Në këtë ditë që të gjithë i frikësohen si të mos organizojmë një festë gjigante në të gjithë planetin me alkool, muzikë, vajza dhe djem gjysmë lakuriq që kërcejnë dhe ngrenë dolli për fundin e botës?” Vështirë të mos u japësh të drejtë. Në Twitter simboli Maja është ndër më të frekuentuarit këto ditët e fundit, ndërsa në Youtube dominojnë videot praktike për të përballuar katastrofat.

Udhëtimet

Për të mos qëndruar duarkryq nuk ka më mirë se sa një udhëtim i bukur, aq sa shtëpia e specializuar botuese “Moon” ka përgatitur “Exploring the Mundo Maya” në 2012-n, një guidë e detajuar përgjatë Meksikës, Guatemalës, Belizesë dhe Hondurasit, në kërkim të vendeve të shenjta të këtij qytetërimi antik. Por kush preferon të mbijetojë mund të organizojë një xhiro në Bugarach, në Francë ose në Angrogna, në provincën e Torinos. Mes reklamës dhe paradokseve të ndryshme thuhet se këto dy vende të vogla do të jenë dy lokalitetet e vetme evropiane që do u shpëtojnë katastrofave. Sigurisht që nuk ka një bazë shkencore për këto teza, por gjithsesi është më mirë të shkohet. Sigurisht ka nga ata që besojnë se për të shpëtuar është më mirë të përgatitesh. Prenotimet kanë filluar me kohë dhe në këto vende dhomat e shtëpive apo hoteleve që tani kanë arritur çmime marramendëse, të cilat i kalojnë një mijë eurot për atë natë. Madje në Bugarach nuk ka më vende të lira, ndërsa ushqimi apo qoftë edhe një vend i vogël në një bar të zakonshëm paguhet shumë shtrenjtë.

Koha për muzikë

Si çdo udhëtim, edhe fundi i botës meriton një kolonë zanore të gjithin për vete. Forumet e ndryshme janë vënë në garë për të gjetur gjurmët e përshtatshme për të kaluar orët e fundit mbi Tokë. Mes këngëve italiane më të dëgjuara janë “Në çfarë orë është fundi i botës”, i Ligabue apo këngët e Vasco Rossi-t, ndërsa në frontin anglosakson renditet klasikja“It’s The End Of The World” e REM, më romantikja “Alive” e Pearl Jam, “Dead Embryonic Cells” e Sepultura dhe e pamungueshmja “Until The End Of The World” e U2.

Komentoni këtë kuriozitet