NASA paralajmeron: ‘Stuhi diellore ne drejtim te Tokes’

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 28-08-2013

0

nasaNASA ka regjistruar në 20 gusht një fenomen jo të zakonshëm për Diellin. Në yllin tonë më të rëndësishëm ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm dhe miliarda tonelata grimca janë shpërndarë në hapësirë. Ato mund të arrijnë Tokën brenda pak ditësh.

Grimcat janë lëshuar nga Dielli me një shpejtësi rreth 900 kilometra në sekondë dhe lajmi është bërë i ditur nga agjencia hapësinore amerikane, e cila ka pikasur fenomenin e ndodhur me një instrument të quajtur Soho Lasco C2.

Normalisht ky “shi” grimcash nuk shkakton asnjë dëm tek qeniet njerëzore, sepse nuk është në gjendje të përshkruajë atmosferën, por mund të shkaktojë një stuhi gjeo-magnetike. Pra rreziku qëndron në faktin se grimcat mund të ndikojnë në sistemin elektronik dhe satelitor, mes të cilëve edhe sinjalet e telekomunikacionit.

Komentoni këtë kuriozitet