NASA projekton dergimin e nje asteroidi ne Hene

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 05-01-2013

0

NASANga NASA vijnë të reja interesante në lidhje me projektet mbi Hënë. Veç idesë për një bazë hënore orbitale, agjencia hapësinore amerikane po mendon edhe për një mision të ri: të kapë një asteroid dhe ta tërheqë në orbitën e Hënës. Disa kërkues, bashkë me “Keck Institute for Space Studies”, kanë konfirmuar se Agjencia Hapësinore Amerikane po vlerëson projektin e ndërtimit të një mjeti hapësinor robotik, që do të ketë detyrën e kapjes së një asteroidi të vogël dhe ta vendosë në orbitën e lartë të Hënës.
Ky mision do të kushtonte rreth 2.6 miliardë dollarë (pak më tepër se Curiosity) dhe mund të realizohet brenda 2020-s. Për momentin, projektet e vetëm zyrtare të NASA-s kanë të bëjnë me dërgimin në Hënë të një kapsule “Orion” me ekuipazh. Administrata e Obamas, gjithashtu, ka deklaruar edhe se dëshiron të dërgojë astronautë mbi një asteroid afër Tokës. Për këtë, objektivi i zgjedhur për vlerën e tij shkencore e jo vetëm, është një shkëmb hapësinor i njohur si “1999 AO10”, ndërkohë që misioni duhet të zgjasë rreth një vit e gjysmë. Ndërsa, sipas kërkuesve të Keck, dërgimi i një asteroidi në Hënës, falë një roboti, do të ishte një hap i parë i mirë, sepse një objekt në orbitë rreth satelitit tonë, do të ishte më i thjeshtë për t’u arritur nga sondat robotike, e ndoshta, edhe nga vetë qëniet njerëzore.

Komentoni këtë kuriozitet