NASA zbulon galaksinë më të largët që është gjetur ndonjëherë

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 26-11-2012

0

 

Teleskopi i hapësirës Hubble ka regjistruar atë që besohet të jetë objekti më i largët i observuar ndonjëherë, një grumbull yjesh 13.3 bilion vite dritë larg.

Shkencëtarët mendojnë qëgalaksia, me emrin MACSO647-JD mund të jetë një prej ‘ndërtesave’ të kozmosit të hershëm.
Daton që në kohen kur universi ishte vetëm në 3% të moshës së tij aktuale prej 13.7 bilion vite.
Drita nga galaksia e vogel filloi udhëtimin e saj për tek Toka 420 milion vjet pas Big Bang-ut që krijoi universin.
Graviteti nga nje grumbull i madh galaksish ndërmjet Tokës dhe MACSO647-JD i palosi rrezët e dritës nga objekti në një mënyrë që u arrit një zmadhim i jashtëzakonshëm i imazhit të tij.
Efekti i ‘kentëve gravitacionale’ i lejoi astronomet të fotografonin galaksinë duke përdorur Hubble.
Dr Marc Postman, nga Space Telescope Science Institute në Shtetët e Bashkuara, ishte drejtuesi i ekipit Cluster Lensing And Supernova survey with Hubble (Clash).
Ai tha: “Grumbulli bën atë që asnjë prej teleskopëve të ndërtuar nga dora e njeriut mund të bëjë. Pa zmadhimin, do të ishte e nevojshme një perpjekje Herkuliane për të vëzhguar këtë galaksi.”
Është hera e dytë këtë vit që është thyer rekordi për objektin më të largët.
Në prill astronomet e Clash shpallen zbulimin e një galaksie që ekzistonte kur universi ishte rreth 490 milion vjeçar, duk e bërë atë më të larget se çdo gjë e parë më parë.
Galaksia e re është 70 milion vjet më e vjetër se ky objekt.
MACSO637-JD është më pak se 600 vite dritë përmes, duke qënë kështu një mikrob galaktik.
Në krahasim me të, Rruga e qumështit është e gjërë 150,000 vitë dritë. Galaksia bebe ka një masë ekuivalente ndërmjet 0.1 dhe 1 % të të gjithë yjeve në Rrugen e Qumështit.
Dr Dan Coe, që vjen gjithashtu nga Space Telescope Science Institute, tha: “Ky objekt mund të jetë një prej shumë blloqëve të ndërtesave të një galaksie.”
“Përgjatë 13 bilion vitëve të ardhshëm, mund të ketë dhjetëra, qindra, apo edhe mijëra ngjarje bashkimi me galaksi të tjera dhe fragmentë galaksish. ”
Ekipi kaloi muaj të tërë për të konfirmuar që objekti ishte vertet një galaksi e largët.
Disa objekte të aferta si yjet e kuq, etj, mund të imitojnë pamjen e një galaksie shume të largët.
Teleskopi Hubble është përdorur për të vezhguar tre imazhe të zmadhuara të MACS0637-JD të prodhura nga lentët gravitacionale.
Për të kontrolluar rezultatet, astronomet gjithashtu studiuan imazhe nga Teleksopi i hapësirës Spitzer i NASA-s.

Komentoni këtë kuriozitet