Ndan shtëpija në dy pjesë

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 21-11-2009

0

Ndan shtëpija në dy pjesëNjë çift nga Kalifornia është tmerruar, kur pas kthimin në shtëpi e ka parë shtëpinë e tyre të ndarë në dy pjesë.

Punëtorët e komunës ishin përpjekur të largonin një lis 150-vjeçar, që ishte në afërsi të shtëpisë së këtij çifti – mirëpo druri ishte tepër i rëndë për vinçin e përdorur – i cili pasi dështoi, ra mbi shtëpinë e çiftit të ri.

Fatmirësisht, në ato momente askush nuk kishte qenë në shtëpi, andaj askush nuk është lënduar.

“Përjetuam një shok të vërtetë, kur pamë se çfarë kishte ngjarë më shtëpinë tonë”, kanë thënë Michelle dhe Kevin McCarthy, të cilët u kthyen në shtëpi një orë pasi kishte ndodhur aksidenti.

Komentoni këtë kuriozitet