Nena humbet shikimin per dy vajzat

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 01-10-2009

0

SHBA, nena humbet shikimin per dy vajzatShume prinder thone se i kane femijet si “driten e syve” por ne SHBA nje mama e ka sakrifikuar edhe driten e syve per te shpetuar dy vajzat e saj.

Prej dy vjetesh ajo nuk shikon fare dhe ka hequr dore nga trajtimi i semundjes per te kuruar te bijat, te cilat vuajne nga e njejta semundje.

Pasi nderpreu kurimin, ajo nuk arrinte te shikonte as nje fije drite. 48 vjecarja Monique Zimmerman-Stein vuan qe prej lindjes nga sindroma Stickler, nje semundje gjenetike qe demton retinen.

Ne nje interviste per “St. Petersburg Times” ajo rrefen se ne moshen 16 vjecare humbi shikimin ne syrin e djathte dhe me te majtin arrinte vetem te dallonte se kur ishte dite dhe nate. Dy vajzat e saj trasheguan sindromen e se emes. 10 vjecarja Aliyah shikon shume pak, ndersa 13 vjecarja Dava nuk shikon me nga syri i majte.

Polica e sigurimit mbulon shpenzimet deri ne 80 % por kurimi i te trejave do te ishte i mundur nese do vuanin nga crregullime te lehta. Familja eshte mbytur nga borxhet, 500 mije dollare ne 10 vitet e fundit dhe eshte detyruar te shese gjithe mobiljet. Keshtu, mamaja ka hequr dore nga 380 dollaret mujore per kurim duke ua transferuar te bijave.

“E di qe nuk do shikoj me asnjehere por nese kjo do sherbeje per te shpetuar vajzat e mia, mendoj se kam marre vendimin e duhur. Cdo mama do ta bente nje gje te tille”, shprehet Monique Zimmerman-Stein. /Top-Channel

Komentoni këtë kuriozitet