Nga coca – cola arrin peshën 220 kilogramë

Posted by deoni | Posted in Kuriozitete | Posted on 07-01-2012

0

Britaniku Daren Johns i cili gjatë javës pi 42 litra coca  – cola koka-kole, e ka zbuluar me shumë frikë varshmërinë e vet të parëndomtë. Ky 38 vjeçar, baba i dy fëmijëve, nuk është  narkoman, as alkoolist dhe madje as duhanpirës. Dobësia e tij është coca – cola dhe ajo jo dietale.

Daren mesatarisht pi 42 litra të kësaj pijeje të gazuar ose nga 18 kanaqe në ditë dhe kjo për  një vit  ikushton rreth  3.500 euro. Gjatë disa viteve të fundit gjendja e tij është përkeqësuar aq shumë dhe ai tash sa ka arritur në shkallën që të mos dalë nga shtëpia pa një bidon me coca -cola. Po qe se nuk e pi dozën e vet të kësaj pije, ai bëhet shumë nervoz dhe i paqëndrueshëm.

Për shkak të këtij vesi, Daren ka peshën mbi 220 kilogramë dhe ai ta po përpiqet të lirohet nga kjo varshmëri.

“Mendoj se tani jam krejtësisht i varur nga kjo pije. Kur nuk kam coca -cola, më rrok paniku. Është sikur drogë ose alkool. Më duhet ë bëj diçka ose do të vazhdoj të ndjehem si një dyzim i një lëngu. Më duhet ë shkoj në detoksikim nga coca cola dietale”, ka vendosur Daren

Komentoni këtë kuriozitet