Një 67-vjeçare përmbush amanetin e ish burrit, do të martohet me një 29-vjeçar

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 13-04-2013

0

Një 67-vjeçare përmbush amanetin e ish burrit, do të martohet me një 29-vjeçarNjë “gjyshe” planifikon të martohet me një 29-vjeçar për të përmbushur dëshirën e ish burrit të saj të vdekur.

Joan Lloyd, 67 vjeç, i kishte premtuar ish burrit të saj në vitin 2010 se do të gjente sërish dashurinë me një burrë të ri në moshë. 67- vjeçarja është njohur me të riun e saj nëpërmjet internetit në vitin 2011.

“Nga momenti i parë që e kam takuar Phil ndjeva fluturat dhe ne thjesht vendosëm. Ne jemi shumë të dashuruar dhe jeta jonë seksuale është fantastike. Në fakt unë nuk jam shumë e vjetër për të”- ka thënë 67- vjeçarja.

Ashtu si me Davidin, unë e kam kuptuar menjëherë se Phil është dikush me të cilin mund të kaloj jetën time.

Ish burri i saj i kishte kërkuar 67- vjeçares që të gjente një burrë të ri në moshë, në mënyrë që ajo të rikuperonte 15 vitet që ishte kujdesur për të. David ka vuajtur për një kohë të gjatë nga sëmundja e zemrës, mushkërive, diabeti dhe shumë të tjera.

Komentoni këtë kuriozitet