Një francez fitoi në lotarinë evropiane 26 milionë euro

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 14-04-2013

0

LotoNjë qytetar i Francës ka fituar në lotarinë evropiane Euro Millions 26 milionë euro, kurse sipas njoftimit të Lotarisë së Francës, kjo është premia e gjashtë e sivjetme e lotarisë evropiane që shkon në duar të francezëve.

Fituesi fatlum ka realizuar preminë në lartësi prej 26 milionë e 259 mijë eurove, transmeton portali francez Atlantico.

Që nga themelimi i kësaj lotarie evropiane, në vitin 2004, gjithsej 79 qytetarë të Francës e kanë fituar preminë, të pasuar nga spanjollët (62) dhe britanikë (60 veta).

Komentoni këtë kuriozitet