Një grua lind në tren, bebja bie nga treni në binar

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 10-10-2009

1

 Një grua lind në tren, bebja bie në shinaNje i sapolindur i shpeton per mrekulli vdekjes ne Indi.Femija ra pa dashje ne binaret e trenit, pasi nena e kishte nxjerre ne jete.

Sipas asaj qe bejne te ditur mediat indiane, Rinku Debu Ray, 28 vjec, e kapur befasisht nga kontraktimet e shtatezanise ne nje tren ekspres te shtetit te Bengalas, ka lindur ne banjen e nje vagoni, teksa i sapolinduri ka rene aksidentalisht ne pjesen e binareve.

E shokuar nga ajo qe ndodhi, nena e re u hodh nga treni qe po ecte.

Duke besuar ne nje vetvrasje, pasagjeret dhane alarmin. “Zbritem nga treni dhe filluam ta kerkonim – ka treguar per gazeten “Hindustan Times” i shoqi 33-vjecar -.

Ne harkun e nje ore e gjetem ne anen e hekurudhes, me femijen e saj ne gjunj”. Pas ringjitjes ne trenin qe me pas u ndal ne stacionin me te afert, nena dhe femija u derguan ne spital, ku mjeket munden te konstatojne gjendjen e mire te vogelushit. “Eshte nje mrekulli”, ka komentuar shefi i stacionit te “Shyama Prasad Mukherjee”.

Nje incident i ngjashem ishte regjistruar edhe ne shkurt te vitit 2008, kur nje e sapolindur, e ardhur ne jete disi perpara kohe, kishte rene nga tualeti i nje treni. Vogelushja ishte gjetur dy ore me pas ne shina, edhe ajo e shendoshe si molla.

Komentet (1)

o zot sa mir qe kur don zot kur ban emer me jetu edhe prej pale prej ngahit me ra e ka rreskun evte shum mir

Komentoni këtë kuriozitet