Një punim i Coca-Colas shitet për 35 milion dollarë

Posted by admin | Posted in Kuriozitete | Posted on 12-11-2010

0

Një shishe e Coca-Cola e pikturuar në bardh e zi nga Andy Warhol u shit për 35.36 milion dollarë në ankandin kontemporant dhe të pasluftës në Sotheby.

Fillimisht çmimi i punimit ishte caktuar të jetë 25 milion dollarë.

Gjatë ankandit janë shitur 54 punime në total rreth 222.4 milion dollarë.

Të tjera punime të kushtueshme ishin edhe ato të artistëve si Gerhard Richter që u shit për 11.3 milion dollarë dhe Francis Bacon 14 million dollarë.

Komentoni këtë kuriozitet